Nishani nderon me medalje ish-komisarin e ndjerë Artan Cuku NULL NULL 28.06.2017 13:31 28.06.2017 13:31 Me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme Dritan Demiraj, presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar ish-Komisarin Artan Cuku, me medaljen e Shqiponja e Artë (Pas vdekjes). Më herët Ministri i Brendshëm teknik e nderoi Cukun me Medaljen e Nderit, me motivacionin: “Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës u ekzekutua më 8 prill të këtij viti disa metra pranë banesës së tij. Për ngjarjen e rëndë në pranga ka përfunduar shtetasi Mikel Shallari, 24-vjeçar, nga Kuçova dhe banues në Tiranë./shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 1 orë më parë