Nishani mban fjalimin e fundit: Largohem nga Presidenca kryelartë NULL NULL 21.07.2017 16:59 21.07.2017 16:59 Presidenti në ikje i Republikës, Bujar Nishani ka mbajtur këtë të premte fjalimin e fundit në këtë post. Në fjalën e tij, Nishani është shprehur i nderuar për detyrën që ka mbajtur mbi shpatulla, për të cilën, siç ka thënë ai, ka dhënë maksimumin, shkruan Top Channel. “Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Sipas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë sepse kam patur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time. Faleminderit”, ka thënë Nishani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 30 minuta më parë