10:00, 11 Korrik 2018

Të filloni mëngjesin me një çaj në vend të kafes është më e shëndetshme për organizmin tuaj. Ne ju rekomandojme të konsumoni çajin nga xhinxher, të cilin mund të kombinoni në disa mënyra.

– Mjaltë me xhinxher, vret bakteret më shumë se antibiotikët e fuqishëm!

– Çaj me xhinxher dhe limon, lehtëson dhimbjet e migrenës.

– Çaj jeshil me xhinxher, shquhet për vlera të jashtëzakonshme terapeutike : rigjenerim i lëkurës , antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës. Hollon gjakun, stimulon ovulimin, lufton ulcerat e stomakut, parandalon gripin etj.

Këshillohet të pihet 1 filxhan çaj xhinxheri, 30 minuta para mëngjesit, dhe një filxhan 30 minuta pas darke. Nëse niveli i yndyrnave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe rekomandohet tre herë në ditë (mëngjes, drekë, dhe darkë).