18:26, 21 Qershor 2018

Një çift i cili kishte vendosur që të kalonte pushimet në Meksikë duket se pësuan keq pasi përjetuan dicka të jashtëzakonshme!

Derisa dyshja po qëndronin të ulur në avion gjatë rrugëtimit të tyre, prapa rendit ku ata ishin të vendosur, ndodhej një çift tjetër ku në pamjet e publikuara duken të kryejnë marrëdhënie seksuale, njofton Klan Kosova.

Videoja fillimisht ishte ndarë në Twitter  nga Kiley Tully e cila tha se pamjet ishin kapur nga prindërit e saj kur ishin nisur për në Meksikë.

“Nëna ime dhe babai thjesht po përpiqeshin të kishin një udhëtim të qetë në Meksikë dhe pastaj më dërguan këtë” është deklaruar ajo.

Në pamje, çifti mbajnë një telefon dhe filmojnë palën prapa tyre duke kryer marrëdhënie seksuale, një përpjekje entuziaste për t’iu bashkuar komunitetit Mile High Club.

Mile High Club është zhargon për njerëzit të cilët kryejnë marrëdhënie seksuale derisa janë në bord të ndonjë avionic fluturues, njofton Klan Kosova.

 

Interesante