Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Finlandë NULL NULL 22.08.2017 11:25 22.08.2017 11:25 Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar biletat për ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018, Kosovë – Finlandë, e cila do të luhet më 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 20:45, dalin sot në shitje Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon: Tribunat E1, E2, E3, E4, E5 = 7 Euro Tribunat C1, C2, C3, C4, C5 = 7 Euro Tribunat D1, D4 = 15 Euro Tribunat D2, D3 = 20 Euro Tribunat A, B = 55 Euro Tribuna VIP = 110 Euro Biletat mund të bihen në qytetet kryesore të Kosovës në pikat e mëposhtme: PRISHTINË MALËSIA REISEN, Rruga Fehmi Agani 137 SUHAREKË, Qendra Zejtare PRIZREN MALËSIA REISEN, Rruga Jeremin De Rada DEÇAN GECI TOURS, Rruga Luan Haradinaj PEJË GECI TOURS, Rruga Eliot Engel GJILAN RINORI TRAVEL, Rruga Adem Jashari GJAKOVË ËEST FLY, Rruga: Nënë Tereza FERIZAJ Kosova Turizëm, Rruga Dëshmorët e Kombit MITROVICË DPT Kmobile, Rruga Mbretëresha Teutë VITI TANAMERA KLINË EUROTOURS FFK njofton poashtu se biletat e prodhuara kanë elemente të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit “Loro Boriçi” është i kompjuterizuar, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.