Nis “Rally Dakar” NULL NULL 03.01.2017 16:45 03.01.2017 16:45 Nisi zyrtarisht edicioni numër 39 i garës më të famshme dhe më të vështirë për të gjithë sportistët e makinave dhe motorëve “off road”, me “Rally Dakar” që do të impenjojë protagonistët në ditë sfilitëse dhe kilometra pa mbarim. Etapa e parë, e gjatë 454 kilometra, që çoi garuesit nga Asunsion në Paraguaj deri në qytetin e Resistensias në Argjentinë, u fitua në kategorinë e makinave nga Naser Al Atijah. Princi i Katarit arriti të priste finishin i pari, me kohën më të shpejtë se të tjerët, pavarësisht disa problemeve që kushtëzuan Tojotën e tij në performancën maksimale. Piloti aziatik, një veteran i garave “Rally Dakar”, arriti të linte pas makinën Ford të drejtuar nga Pons, dhe Tojotën tjetër të Nani Roma, shkruan TopChannel. Ndërkohë, tek motorët u regjistrua paraqitja fantastike e Ksavje Dë Sultre, i cili thuajse fluturoi në provën speciale, çka i garantoi sekonda të çmuara. Ai doli i pari dhe fitoi etapën, por nuk arriti të gëzonte deri në fund, pasi mori një minutë penalitet për tejkalim distance. Shumëkush e cilësoi një gabim me dashje të francezit, për të mos u nisur i pari në etapën pasardhëse, ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit shkoi spanjolli Garsia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll UEFA e hapur të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të listës së lojtarëve për Euro 2024 3 orë më parë