Nis procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, sot mbledhja e parë NULL NULL 23.05.2017 10:56 23.05.2017 10:56 Marrëveshja mes Ramës dhe Bashës i ka hapur rrugë procesit të Vettingut. Kështu, ky process nis punën për verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisionit ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, do të zhvillojë sot mbledhjen e parë. Komisionet e Vettingut u miratuan një ditë më parë në Kuvend, pasi opozita theu bojkotin dhe propozoi emrat e saj për në komisione, shkruan Lapsi.al. Mbledhja e parë konstituuese e komisionit që do kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët do të zhvillohet në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.