Nis përçarja mes ushtrisë në Venezuelë NULL NULL 27.01.2019 15:08 27.01.2019 15:08 Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Jose Luis Silva, i ndërpreu hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro. Silva dha dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i Përkohshëm. Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij ne ambasadën venezueliane në Washington. Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”. “Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”. Njoftimi i Silvës përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 11 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 26 minuta më parë