
Me garën në disiplinë drift hapet stinori i ri në automobilizmin e Kosovës.
Të dielën me fillim në orën 12:00, te Salla e Panaireve në Gazimestan, Federata e Auto Sportit e Kosovës e organizon garën e parë për sivjet.
Dashamirët e shumtë të auto sportit e sidomos të disiplinës drift do të kenë mundësi t’i shohin atraksionet e automobilistëve tanë, ndërsa interesimi për pjesëmarrje është mjaft i madh.
Paraqitja në garë bëhet nga ora 08:00-09:00, ndërsa garuesit, të cilit pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe më herët duhet t’i kenë pajisjet e duhura.
Gara do të zhvillohet në dy klasa, ndërsa fituesit përcaktohen pas tri xhirove.
klankosova.tv