11:33, 10 Gusht 2018

Në Gjakovë ka nisur marshi protestues për të kundërshtuar vrasjen e  40 vjeçares dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, si dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Marshi është organizuar nga Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje të Rrjetit të Grave të Kosovës,

Në të po marrin pjesë edhe familjarë të Valbona Marku Nrecaj e cila u vra të martën bashkë me vajzën e saj 9 vjeçare, njofton Klan Kosova.