Nis konferenca rajonale e policisë NULL NULL 17.05.2018 14:48 17.05.2018 14:48 Nën organizimin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Misionin e EULEX-it, sot filloi konferenca rajonale dy ditore me drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë. Nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha. Kjo konferencë ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë