Nis edicioni i nëntë i PriFest-it në kryeqytet (VIDEO) NULL NULL 13.07.2017 09:37 13.07.2017 09:37 Duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte, kryeqyteti do të jetë nikoqir i shumë artistëve më famë botërore. Kjo pasi me ta do të nis dhe edicioni i nëntë i ”Pri-Film Fest”, për të cilin festival tashmë gjithçka është gati, transmeton Klan Kosova. Këtë ngjarje kulturore në vend, to ta sjell edhe më afër tek ju Klan Kosova, me transmetimin e saj të përnatshëm të drejtpërdrejtë. Hapja zyrtare e ”Pri Film Fest” do të bëhet me shfaqjen premier të filmit të njohur ndërkombëtar ”Unwanted” (T’padashtun) nga regjisori Edon Rizvanolli. Pikërishit në hapjen e edicionit të nëntë të këtij festivali ku do të bëhet në Teatrin Kombëtar dhe në sheshin ”Nëna Terezë”, në mesin e befasive të shumta do të jetë dhe mysafiri special, regjisori Paul Heggis. Heggis njihet për bagazhin e tij të gjerë kulturo-artistik njëherit dhe fitues i çmimeve Oscar, transmeton Klan Kosova. Intervistat e shumta të artistëve ndërkombëtar do të mund t’i ndiqni drejpërdrejt në transmetimin e ”Pri Film Fest” në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 13 minuta më parë