arbana
21:59, 18 Mars 2017

“Big Brother 9” filloi rrugëtimin, një rrugëtim që do të na shoqërojë për javë të tëra dhe këtë herë me më shumë risi se kurrë.

Së pari, “Big Brother” ka vendosur që këtë vit të mos jetë një fitues, siç ka ndodhur gjithmonë, fituesi në edicionin e parë do të jetë çift.

Risia tjetër e këtij edicioni ka të bëjë edhe me opinionistët. Edhe ata do të jenë çift dhe çdo spektakël do të zbulojmë së bashku se cili është ai çift i njohur dhe i dashur nga të gjithë ne që ulet në studion tonë për të komentuar konkurrentët e këtij edicioni dhe për të zbuluar se çfarë është në të vërtetë një çift dhe çfarë është bashkëpunimi.

Për takimin e parë, opinionistë është çifti Labinot Tahiri dhe Qëndresa Gashi.

Një tjetër risi është se “Big Brother” këtë vit do të jetë më shumë se kurrë interaktiv në rrjetet sociale dhe publiku nga shtëpia mund të shkruajë në rrjetet tona të gjitha pyetjet dhe komentet, të cilat do të mblidhen dhe do të diskutohen në “Big Brother Fan Club” nën prezantimin e Albana Osmanit dhe Olti Currit, të dielën në orën 13:00, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

Interesante