Nipi i Enver Hoxhës i nis letër gjykatës, ja pse nuk do pyetet te Krimet e Rënda NULL NULL 25.04.2017 11:08 25.04.2017 11:08 Është shtyrë sërish procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të dosjes Xibraka. Shkak u bë sot mungesa e avokatit të Ilir Hysenit. “Panorama” raporton se Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit, Enver Hoxha ka refuzuar të japë dëshminë pranë gjykatës dhe i ka dërguar asaj një letër. Permes nje deklarate dërguar gjykatës Hoxha sqaronte që nuk paraqitej në seancë ku do përfaqësohej me avokat. Në të njëjtën deklaratë i bënte me dije gjykatës që nuk jepte pëlqim për të dhënë shpjegime. Nga operacioni Xibraka u vunë në pranga 9 persona lidhur me laboratorin e drogës që kishin ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 31 minuta më parë