Nine Inch Nails planifikojnë album të ri (VIDEO) NULL NULL 21.10.2016 18:52 21.10.2016 18:52 Frontmeni i Nine Inch Nails, Trent Reznor, dhe bashkëpunëtori i tij i shpeshtë Atticus Ross, gjatë një interviste në radio kanë deklaruar se janë duke i punuar këngët e reja të bendit Nine Inch Nails, njofton Klan Kosova Ata ishin prezentë për premierën e muzikës së tyre për dokumentarin e Leonardo DiCaprio, Before the Flood, që ka të bëjë me ndryshimet klimatike. Reznor dhe Ross gjithashtu janë duke kompozuar muzikën për filmin e Peter Berg mbi sulmin terrorist në Maratonën e Bostonit. “Po ndjehem i gjallëruar në aspektin kreativ”, ka deklaruar Reznor. “Ia kam rikujtuar vetes se akti i të shkruarit dhe i vetë-ekzaminimit i cili vjen nga të bërit muzikë është diçka që më ndihmon të kuptoj sërish kush jam unë”. “Punët po shkojnë mirë dhe kur të kemi diçka për të cilën mendojmë se është e mrekullueshme do t’i tregojmë botës”. Trent Reznor & Atticus Ross – A Minute to Breathe (nga dokumentari Before the Flood) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 17 orë më parë