17:31, 19 Prill 2017

Bendet Nine Inch Nails dhe Queens of the Stone Age do ta udhëheqin festivalin në Chicago, Riot Fest që mbahet në Douglas Park të Qytetit të Erës nga datat 15-17 shtator.

Wu-Tang Clan, M.I.A., New Order , Paramore, Prophets of Rage, dhe 70 artistë të tjerë janë listuar për në festivalin tre ditor, dhe 25 artistë të tjerë pritet të shtohen në maj, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Biletat për Riot Fest do të dalin në shitje të mërkurën, gjatë ditës me kohë qendrore.

Interesante