Nikolla i përgjigjet akuzave të Bashës: Je nxënës i dobët NULL NULL 23.02.2017 18:52 23.02.2017 18:52 Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate nje konference te perbashket shtypi, me ministrin grek te Edukimit dhe Ceshtjeve Fetare, Andreas Loverdos, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nLindita Nikolla, Minister of Education and Sports, during a meeting with Andreas Loverdos, Minister for Education and Religious Affairs. Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Lindita Nikolla ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, i cili tha se është bërë me “vilë shumëmilionëshe”. “Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje”, nis reagimin në Facebook ministrja Nikolla, shkruan Top Channel. Ajo thotë se zgjidhja për të gjitha këto akuza është një dhe fton kreun e opozitës që t’i bashkohet kësaj zgjidhjeje. “Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, sesa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijëlekëshe është pasuria jote!”, thotë Nikolla. “Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde! Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë”, mbyllet reagimi i ministres së Arsimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.