Nikolla Dimitrov sot do të qëndrojë në Finlandë NULL NULL 17.08.2017 10:30 17.08.2017 10:30 Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës së tij në vendet skandinave, sot do të qëndrojë në Helsinki. Dimitrov dje ishte në Stokholm, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Vallstrom. Në takim ata miratuan një deklaratë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Suedisë, me të cilën siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, vërtetohet mbështetja e qëllimeve strategjike të Maqedonisë. Ministri Dimitrov, siç informojnë nga kabineti i tij, në takim ka potencuar angazhimin e Qeverisë për kthimin e shtetit në rrugën e integrimeve evropiane, të bazuar në reforma reale dhe themelore. Vizitat e tij në vendet skandinave ministri Dimitrov do t’i përfundojë nesër, ku do të qëndrojë në Oslo *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 7 minuta më parë
Kosova Kurti mori pjesë në ekspoziten e botimeve të huaja për Kosovën - “Kosova në gjuhët e botës” 18 minuta më parë