11:23, 12 Tetor 2018

Nikki Haley, ambasadorja në largim e ShBA-ve në Kombet e Bashkuara dëgjon muzikën e këngëtares kosovare Bebe Rexhës.

Ajo në një postim ka treguar se gjatë kthimit me tren në qytet, pasi i është anuluar fluturimi, ka dëgjuar Bebe Rexhën, Rihannën dhe të famshmen Adel.

Haley më 9 tetor ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadores në OKB, por këtë post do ta mbajë deri në fund të këtij viti.

Dorëhiqet ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley

klankosova.tv