Nike sjell atletet e reja që kontrollohen nga telefonët e mençur NULL NULL 21.01.2019 15:50 21.01.2019 15:50 Marka e njohur Nike, ka sjell në treg modelin më të ri të atleteve, të destinuara për adhuruesit e basketbollit. Ky model i ri i Nike, mund të kontrollohet vetëm nga një telefon i mençur dhe rënditen të parat e këtij lloji, njofton Klan Kosova. Më e reja Nike Adapt BB, shfaq markën sportive të cilën e quan ‘’Vet-lidhëse’’ pasi ato shtrëngohen ose lirohen vetëm nga shtypja e një butoni qoftë në këpucë apo në nodnjërin nga aplikacionet e lidhura me telefon të mençur. Siç bënë të ditur Nike, këto atlete, mund të programohen për të kujtuar cilësimet e ndryshme të përshtatura që përdoruesit mund të kalojnë në mes të situatave të ndryshme, të tilla si lëvizja nga të luash një lojë për të pushuar në mënjanë, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.