Nicole Kidman nderohet me çmim në SAG NULL NULL 22.01.2018 11:00 22.01.2018 11:00 Ajo mund të jete një nga aktoret më të respektuara të Hollywood, megjithatë Nicole Kidman mezi mbajti lotët gjatë ndarjes së çmimeve ne “Screen Actors Guild Awards”. Nicole, e cila ishte e ftohur, mori çmimin për Performancë të Jashtëzakonshme të Aktores, për rolin e saj në “Big Little Lies”. Ajo tha se ishte mjaft e emocionuar përderisa falënderoi koleget e saj që ishin të moninuara për këtë kategori, që po i tregojnë botës se ka ende aktore mbi moshën 40 vjeçare në skenë. Ndryshe nga Golden Globes, ku pothuajse të gjithë artistët ishin të veshur në të zeza në nder të viktimave seksuale, tepihu i kuq i SAG, ishte i mbushur me ngjyra të ndryshme të rrobave nga dizajnerët më të famshëm botërorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.