20:00, 14 Shkurt 2018

Nicki Minaj nuk ka humbur apo nuk po fshihet ngaqë është shtatzënë.

Ajo është fokusuar tërësisht në përgatitjen e albumit të radhës.

Burime të afërta me këngëtaren kanë bërë të ditur se ajo kishte vendosur të largohej nga mediat sociale në 2018-ën, në mënyrë që të mos ketë asnjë shpërqendrim përderisa merret me muzikë.

Ajo është duke punuar vazhdimisht në studio me producentë dhe reperë të njohur si Lil Wayne e Mack Maine.

Fansat kishin shprehur brengosje për mungesën e Nicki Minaj nëpër rrjetet sociale, megjithatë në fund të këtij viti do të kenë mundësinë të shijojnë albumin në të cilin po punon.