1484214025urgjenca
10:54, 12 Janar 2017

Një 55-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa babai i tij në gjendje të rëndë për shkak të asfiksisë nga gazi i qymyrit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër.

Burimet policore bëjnë të ditur se janë njoftuar rreth orës 09.40 për ngjarjen, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.

Dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga  gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plot të shkaqeve dhe ngjarjes. /TopChannel

Interesante