Ngrohja e Arktikut “e re normale” NULL NULL 13.12.2017 19:43 13.12.2017 19:43 Ndryshimi drastik i ngrohjes në Arktik llogaritet si një “e re normale”. Ajo tregon se rikthimi i rajonit në ngricë të besueshme i përket të kaluarës. Kjo sipas raportit të Kartës së Administratës Atmosferike Kombëtare Oqeanike të Akrtikut, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova. Drejtori dhe hulumtuesi i saj, Dr. Jeremy Mathis ka thënë se ky rajon polar ka bërë një shërbim për planetit – duke vepruar si një frigorifer. “Tash derën e këtij frigoriferi e kemi lënë të hapur”, ka thënë ai. Dr Mathis këtë e ka thënë në përvjetorin e Bashkësisë Gjeofizike të Amerikës në New Orleans, ku Nooa ka prezantuar përmbledhjen vjetore të shkencës nga Arktik. “Mund të iu konfirmojmë që Arktiku nuk do të qëndrojë në ngricë të besueshme”. “Gjëja që morra dhe që kishte më së shumti rezonancë për mua ishte se ne mundëm të përdorim disa materiale për të parë ndryshimet në Arktik e të cilat ishin të vjetra mbi një mijë e 500 vjet. “Kjo ka qenë alarmuese për mua pasi po e shohim Arktikun që po ndryshon më shpejtë se në çdo fazë tjetër në histori”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.