Ngritje e lehtë e temperaturave në fundjavë NULL NULL 23.03.2018 16:27 23.03.2018 16:27 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. “Vranësiart gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, kryesisht ditën e diele. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta , minimalet nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 3-6 gradë Celsius”. “Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të vlerave mbi normalen. Do të fryjë erë nga veriperendimi dhe juglindja e lehtë deri mesatare. Javën tjetër parashihet të ketë ngritje të theksuar të temperaturave në të dy vlerat ekstremale”, bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 15 minuta më parë