Ngritet aktakuzë për mashtrim në Gjilan, i dyshuari kishte qëllim pasurimin e kundërligjshëm për vete NULL NULL 11.01.2019 14:06 11.01.2019 14:06 Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.H., për shkak të veprës penale ”Mashtrimi”. Sipas aktakuzës i pandehuri F.H., më 12 dhjetor 2018 në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka mashtruar të dëmtuarin E.H., në atë mënyrë që nga ai, në periudhën kohore prej datës 02 nëntor – 12 dhjetor 2018, ka marrë me qira veturën e markës Golf 6, ku pas skadimit të kontratës, nuk e ka kthyer fare veturën, njofton Klan Kosova. Të njëjtën F.H, ia ka shitur të dëmtuarit B.S., në Ferizaj, në shumë prej 7,400 euro, duke i premtuar që pas dy jave do t’ia bënte transferin e dokumenteve të veturës dhe pasi ka pranuar paratë, më nuk iu është lajmëruar asnjëherë. Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale të sipërshënuar. Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë