Aktakuzë ndaj të dyshuarit që sulmoi mjekun kujdestar në Zhegër NULL NULL 22.01.2019 16:29 22.01.2019 16:29 Nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, sot është ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit R.H., për shkak të veprës penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’. Sipas aktakuzës, më 26 dhjetor 2018, në Shtëpinë e Shëndetit, në fshatin Zhegër, komuna Gjilan, i pandehuri R.H., me dashje, me përdorimin e atëçastshëm të dhunës dhe me kanosje serioze për sulm, e ka sulmuar personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, mjekun kujdestar, tani të dëmtuarin F.Q, njofton Klan Kosova. Sipas kumtesës së Prokurorisë Themelore, i pandehuri ka ndërmarrë këto veprime, pasi që mjeku kujdestar, për shkak të grevës së përgjithshme, nuk i ka ofruar ndihmë mjekësore vajzës së tij dy vjeçare, ku i njëjti i revoltuar shkon në shtëpi dhe merr një sëpatë, me të cilën tenton t’a godet, mirëpo i dëmtuari arrin që t’a kapë sëpatën me dorë, me ç’rast të dy kacafyten mes vete, derisa aty ndërhyjnë policia dhe e arrestojnë të pandehurin. I pandehuri, që nga data 28 dhjetor 2018, gjendet nën masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas Ligjit, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 17 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 31 minuta më parë