20:50, 6 Dhjetor 2018

Afërsisht dy vite iu deshën Prokurorisë Themelore në Pejë, që të ngritë aktakuzë ndaj të dyshuarit S.B nga ky qytet.

Ai dyshohet se së bashku me tre persona të tjerë më 27 dhjetor 2016, ka plaçkitur Gazmend Gashin.

Ky i fundit, pronar i një këmbimoreje në Pejë, tregon se si ndodhi rasti.

Plaçkitësit me një mjet të mprehtë ia prenë xhaketën dhe ia morën atij çelësat e këmbimores, ku njëri nga grabitësit shkoi në dyqan dhe mori gjëra në vlerë të qindra mijëra eurove.

Kronikë nga Flamur Gajtani.