Ngordhin peshqit në Fierzë NULL NULL 23.03.2017 17:31 23.03.2017 17:31 Liqeni i Fierzës është mbushur me peshq të ngordhur. Specialistët e mjedisit thonë se bëhet fjalë për peshkun e llojit gjuhëz. Peshqit e ngordhur gjenden jo vetëm në breg, por edhe në thellësi të liqenit. Specialistët, shprehen se ngordhja e peshqve mund të ketë ardhur si pasojë e gjuetisë së paligjshme me mjete plasëse, shkruan Top Channel. “Kjo sasi masive e peshkut të ngordhur nga një distancë nga 8 deri në 10 kilometër, është e pazakontë. Gjendja është shumë e mjerueshme. 10-20 tonë gjuhëz është e ngordhur në brigjet e liqenit”, thotë eksperti i mjedisit dhe peshkut, Arben Palushi. Sipas Palushit është hera e parë që në ujërat e Liqenit të Fierzës të konstatohen sasi kaq të mëdha peshqish të ngordhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 6 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 18 minuta më parë