Ngordh qeni pasi e fusin në dollapët e sipërm në aeroplan – kompania jep llogari NULL NULL 14.03.2018 09:31 14.03.2018 09:31 Një qen ka ndodhur në një fluturim të United Airlines, pasi që punëtori kishte udhëzuar pronarin që ta fuste në dollapët e epërm brenda aeroplanit. Menjëherë pas kësaj kjo kompani ka thënë se merr përgjegjësinë për incidentin që ka ndodhur në fluturimin nga Houston për në Neë York, shkruan AP, përcjell Klan Kosova. “Një aksident tragjik që nuk do të duhej të ndodhte, pasi që kafshët kurrë nuk vendosen në dollapët sipër kokës”. Qeni që ka ngordhur gjendej në një bartës të dizajnuar pikërisht për fluturime që mund të futej edhe nën ulëse. Pasagjerët e fluturimin kanë thënë të kenë dëgjuar qenin duke lehur, por që nuk e kanë kuptuar që ka ndodhur deri pas aterimit. United Airlines ka thënë se janë të gatshëm që të paguajnë ekzaminimet për të marrë vesh arsyet se pse ka ngordhur qeni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.