Ngjyrat që duhet t’i kombinoni gjatë pranverës NULL NULL 24.06.2018 15:16 24.06.2018 15:16 Cilat janë kombinimet më të bukura të ngjyrave që duhet t’i provoni patjetër këtë sezon? Ne zgjohemi çdo mëngjes duke menduar se çfarë do të veshim, disa preferojnë vetëm ngjyrat e çelura e disa ato të errëta, unë personalisht jam fanse e kombinimeve të ngjyrave ndaj po ju propozoj disa të tilla… Rozë & e kuqe Siç e dimë, e kuqja futet në kategorinë e ngjyrave të vështira për tu kombinuar kollaj dhe gjithmonë është thënë që nuk duhet kombinuar me ngjyrën rozë, por vitet e fundit kanë qënë vet stilistët ata që e thyen këtë ‘rregull’. Siç e shohim dhe në foton më sipër, kombinimi nuk është aspak i keq, por madje interesant për një ditë të bukur me diell. Argjend dhe e verdhë Ngjyra e argjendë mbetet e veçantë në llojin e saj, por edhe e vërdha mund të kombinohet kollaj në mënyra të ndryshme. Oscar de la Renta propozoi kombinimin e mësipërm për një look mbrëmjeje, por ju mund ti jepni një pamje më ‘casual’ duke shtuar një xhaketë xhinsi. E bardhë dhe e kaltërt E bardha është ngjyra më e kombinueshme nga të gjitha sepse mund të kombinohet me ngjyrat pastel, neutro apo edhe me ngjyrat e ngrohta. Në shembullin e mësipërm, na vjen një kombinim mjaft i bukur i një këmishe të bardhë dhe pantallonave blu duke shtuar gjithashtu një palë sandale ngjyrë mustardë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.