Ngjela: Rama-Basha marrëveshje për pushtetin, ua prishi SHBA NULL NULL 16.10.2018 18:03 16.10.2018 18:03 Kryetari i PLD Spartak Ngjela, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se vendimi i Gjykates se Tiranes per ngjarjet e 21 Janarit, eshte nje tmerr dhe se ambasadori amerikan ka bere shume pak kunder krimit shteteror ne Shqiperi. Për avokatin Spartak Ngjela formimi i BKH dhe SPAK do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike. I ftuar në “Top Talk”, ai shprehet se të dyja palët janë të rrezikuara, e sipas tij nga mazhoranca ai që rrezikon më shumë është kryeministri Edi Rama. “Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan”, u shpreh Ngjela duke shtuar se kjo nuk është çështje politike, por vjen në funksion të reformës në drejtësi. I pyetur nga Denis Dyrnjaja, se çfarë po bën Rama sipas këndvështrimit të tij, Ngjela u përgjigj: “Mezi e prishi marrëveshjen me Bashën. Atë ia kërkuan amerikanët”, duke ngritur edhe dy pyetje, për deklaratën e Ramës se “Basha i ka kërkuar të ndajë pushtetin në tryezë”, përgjigjet e së cilave, sipas tij, tregojnë ndërhyrjen e një force madhore. “Marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajon që e ka kërkuar”. Më tej Ngjela shton: “Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur”, tha Ngjela. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 9 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 16 minuta më parë