Ngecin për disa orë në karosel 38 m mbi tokë (VIDEO) NULL NULL 31.12.2016 11:24 31.12.2016 11:24 Afërsisht 20 persona kanë ngecur 38 metra mbi tokë, për disa orë, në një karosel në lunaparkun “Knott’s Berry Farm” në Karolinën Jugore, ditën e premte. Karoseli i quajtur “ Sky Cabin” kishte ndalur së punuari pasditen e së premtes, ndërsa është bërë e ditur që askush nuk është lënduar pas këtij incidenti. Ekipet e shpëtimin ishin në vendin e ngjarjes që të zbresin pasagjerët poshtë, përderisa punëtorët e lunaparkut kanë qenë në kontakt me ta gjatë tërë kohës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.