Ngasësi shkakton vetëaksident, pëson lëndime trupore NULL NULL 25.06.2018 10:44 25.06.2018 10:44 Aksident Një vetëaksidnet trafiku me pasojë lëndime trupore ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj. Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur saktësisht në fshatin Llapnasellë në orët e vona të së shtunës, njofton Klan Kosova. ”I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident duke u përplasur jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar, të cilët pas tretmanit mjekësor në QKUK janë liruar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë