18:24, 10 Gusht 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të një pajtimi që kufijtë e Kosovës duhet të ndryshojnë. Por, ata duan vetëm të marrin.

Thaçi dëshiron ta marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, por mos t’i japë asgjë Serbisë. E presidenti serb, Vuçiq, e ka bërë të qartë se dëshiron t’i marrë katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, por nuk ka thënë asgjë se çka do të japë si këmbim.

Për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshimi i kufijve mund të bëhet vetëm me luftë.

Politologu nga Prishtina, Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, se deklaratat e tilla, mund të kuptohen se të dy presidentët janë pajtuar që të ndërrojnë tash me formatin e bisedimeve dhe të kalojnë në bisedime politike.

“Qasja e dialogut dhe ndryshim i kritereve, determinon edhe natyrën e marrëveshjes, sepse nëse flitet për korrektim të kufijve nga ana e presidentit Thaçi, ndërsa nëse flitet për që duhet Serbia ta dijë ku e ka kufirin që e kontrollon efektivisht, atëherë shihet se po bisedohet për caktimin e kufirit të ri”, thotë Tahiri.

Shkrimin e plotë e gjeni në REL.