Nga nesër për ta kaluar “Rrugën e Kombit” duhet të paguani NULL NULL 24.03.2018 22:02 24.03.2018 22:02 Nga dita e nesërme pritet që çdo automjet i cili do kalojë në “Rrugën e Kombit” të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro për shkuarje-ardhje. Paralajmërimet për taksën rrugore në “Rrugën e Kombit”, që përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor në historinë e Shqipërisë, janë komentuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësues të institucioneve në Kosovë. Në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda, shkruan albeu.com Ndryshe, mësohet se taksa do të paguhet në hyrje të tunelit të Kalimashit. Konkretisht, në bazë të kontratës për çdo auto-veturë taksa e hyrjes do të jetë 5 euro. Po ashtu dhe taksa e daljes 5 euro. Thënë ndryshe, për të përdorur Rrugën e Kombit çdo drejtues auto-veturë do të paguajë 10 euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024