18:14, 21 Prill 2017

Pas sulmit të së enjtes mbrëma në Champs Elysees në Paris, është konfirmuar një psikozë kolektive e cila është instaluar në Francë, pas sulmit në Charlie Hebdo.

Kështu thotë, ligjëruesi i politikave të BE-së në Paris, Nezir Kraki, që thekson se shteti francez po goditet nga sulmet çdo tre-katër muaj, qofshin ato të vogla, të mesme ose të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Rasti i djeshëm ishte vepër e një personi me dosje kriminale, sapo kishte dalë nga burgu por etiketa e Shtetit Islamik iu shërben disa për të kryer një veprim me dëme mbi tjerët”, ka pohuar Kraki në Info Magazine.

Rasti që ka ndodhur tre ditë para raundit të parë të zgjedhjeve sipas Krakit, ka një ndërlidhje dhe këtu është fokusuar edhe vëmendja.

“Franca ka mbi 45 milionë votues, Lëvizja Franceze janë të njohur që votojnë në pjesëmarrje të madhe mbi 80 për qind, andaj është instaluar një frikë që mund të ketë sulme në qendrat e votimit ose mitingjet.

“Franca pas SHBA-ve është vendi i dytë me prezencën në misione paqeruajtëse, SHBA janë më të pasulmueshme shkaku edhe i gjeografisë dhe rrethanave të tjera derisa Franca është me qasshme gjeografikisht”, ka theksuar ai.

Kraki ka shtuar se ka ekzistuar prej kohësh një rrymë e të huajve në Francë, të myslimanëve që kanë zgjedhur të rrinë në një rrugë tjetër.

“Rrethanat që u krijuan në Siri dhe Irak gjetën “klientë” në disa oaza që janë në secilin komunitet”, ka shtuar ai.

Interesante