Braziliani ka thënë se megjithëse Topi i Artë është cmim që e ëndërrojnë krejt futbollistët, ai më shumë është i interesuar për suksesin ekipor

18:32, 13 Shtator 2017

Asi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka thënë se nuk është i obsesionuas pas Topit të Artë.

Ai u transferua nga Barcelona tek gjiganti francez gjatë verës për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh.

Megjithëse është një nga më të mirët e botës, bashkë me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Neymar ka thënë se nuk shqetësohet shumë për këtë cmim.

“Natyrisht çdo lojtar ëndërron Topin e Artë. Por, nuk duhet të mendoj vetëm për atë. Duhet të mendoj se çfarë është më e mira për grupin, për ekipin”.

Interesante