Neymar s’i miraton kritikat e Pele-së NULL NULL 21.01.2019 14:12 21.01.2019 14:12 Futbollisti brazilian, Neymar, i është përgjigjur Pele-së për kritikat që ky i fundit i kishte dërguar në adresë të yllit të Paris Saint-Germain, duke thënë se nuk i miraton ato. Pele kishte thënë se është vështirë të mbrohet Neymar për të gjitha gjërat që i bën përpos futbollit, duke e komplikuar talentin që ia ka falë Zoti. “Kritikat e Pele-së? M’u dukën interesante” ka thënë Neymar për Canal. “Posa nuk fitoni, vijnë kritikat. Kurrë nuk kam qenë duke aktruar në Kupën e Botës, thjesht jam fauluar”. “Sot njerëzit flasin shumë sepse është Neymar-i dhe gjithçka amplifikohet. I respektoj kritikat e Pele-së por nuk i miratoj”. https://www.youtube.com/watch?v=2nEI4i-ZAic *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë