16:56, 14 Qershor 2018

Vetë Neymar ka thënë se nuk vlen 222 milionë euro, aq sa është rekordi botëror që Paris Saint-Germain e ka thyer duke e blerë atë nga Barcelona.

“Nuk jam krenar për shumën e transferimit, as për faktin që jam lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë”, ka thënë Neymar për Spox.

“Janë vetëm para dhe asgjë më shumë. S’mund ta ndihmoj. Personalisht, do të paguaja më pak për veten”.

“Gjithmonë kam dashur që të jem i veçantë. Ky ishte qëllimi im – që nga momenti kur kam filluar të luaj futboll për një klub. Ishte mosha 11 vjeçare. Mund të tingëllojë e ngathët, por nga atëherë kam tentuar që të përmirësohem dita ditës, që ta arrij më të mirën time”.

Interesante