10:39, 14 Janar 2018

Përpjekjet e Kosovës për ta zhbërë Gjykatën Speciale rrezikojnë raportet e Kosovës me vendet aleate të Perëndimit që mbështetën Kosovën në ndarjen nga Serbia, shkruan New York Times, njofton Klan Kosova.

Në një artikull me titullin “Bota sytë kah Kosova mes përpjekjesh për ta ndaluar Specialen”, gazeta shkruan se deputetët që iniciuan projektligjin për zhbërjen e Gjykatës thonë se kanë mbështetjen e presidentit, Hashim Thaçi.

NYT citon edhe Albin Kurtin i cili thotë se Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe në vend, refuzon kategorish që të mbështes një gjykatë që dënon pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në baza etnike.

“Është e dëmshme për shtetin tonë nga brenda dhe për kombin tonë nga jashtë”.

“E kemi kundërshtuar këtë gjykatë në të kaluarën dhe do ta kundërshtojmë edhe tani”.

Derisa ende nuk dihet nëse Specialja do të zhbëhet, shtete si Franca dhe Gjermania kanë dërguar delegacione në Prishtinë, në atë që do të quhej përpjekje dhe presion për liderët kosovarë që t’iu ikin tentimeve për amandamentim të Kushtetutës.

“Kushdo që është i dyshuar për krime lufte duhet të të gjykohet, pavarësisht etnisë”, thotë James Ker-Lindsay, professor dhe njohës i çështjeve të Ballkanit, shkruan NYT, njofton Klan Kosova.

 

klankosova.tv