Nesër vazhdon dialogu mes Kosovës e Serbisë në Bruksel NULL NULL 25.02.2018 09:52 25.02.2018 09:52 Nesër, 26 shkurt, zhvillohet takimi i radhës mes ekipeve të Kosovës e Serbisë në Dialogun e Brukselit, njofton Klan Kosova. Ky raund bisedimesh pritej të zhvillohej shumë më herët, në muajin janar, por vrasje e Oliver Ivanoviq, bëri që ekipi serb përkohësisht të tërhiqej. Tani, ekipi kosovar i udhëhequr nga Avni Arifi dhe ai serb nga drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, takohen për të diskutuar edhe këtë temë – vrasjen e Ivanoviq. Të paktën kështu kanë thënë nga ekipi serb. Në një njoftim të para disa ditësh, nga Serbia është thënë se në takim do të marrin edhe ekspertë nga hetuesia për të pyetur rreth hetimeve për vrasjen e Ivanoviq. Ndërsa tema të tjera në agjendë janë; zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i kalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 minutë më parë