17:41, 14 Shkurt 2018

Pas letrës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati drejtuar presidentit të Shqipërisë, për plotfuqinë e diskutimeve me Greqinë, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka nisur takimet me ish-presidentët për t’u konsultuar në lidhje me këtë çështje të ndjeshme për opinionin shqiptar.

Burime nga Presidenca, kanë bërë të ditur se edhe ish-Presidenti Sali Berisha ka pranuar ftesën e Metës.

Ende nuk dihet ora e saktë e takimit, por ish-Presidenti Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit Ilir Meta për konsultime, në lidhje me marrëveshjen që kërkon të nënshtruajë qeveria me Greqinë.

Një nga pikat e nxehta të kësaj marrëveshja është ndarja e detit, ku pala shqiptare deri më tani i ka dhënë Greqisë, 22.1 kilometra, shkruan syri.net.