Nesër një orë më pak gjumë, ndërron ora NULL NULL 25.03.2017 10:33 25.03.2017 10:33 Ndryshimi i orës për këtë pranverë do të bëhet nesër, pra të dielën e fundit të marsit (më datë 26), kur në orën 02:00 (sipas orës lokale) akrepat do të shkojnë në 03:00. Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më pak për gjumë. E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet? Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Mos harroni të ndërroni orën tuaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.