17:12, 7 Dhjetor 2018

Sporti olimpik i badmintonit ka nisur historinë edhe në Kosovë.

Pas formimit të Federatës së Badmintonit në muajin tetor, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e Kampionatit të Parë të Kosovës në Badminton.

Kampionati në konkurrencën individuale do të mbahet nesër, e shtunë, më 8 dhjetor 2018, në Kolegjin Universi, në Bardhosh, me fillim në orën 10:00.

Pritet të marrin pjesë shtatë klube.

Ceremonia solemne e hapjes zyrtare do të fillojë në orën 9:45.

 

Themelohet Federata e Badmintonit, Profesor Jeton Nebiu kryetar