Nesër fillojnë “Javët e Frankofonisë” NULL NULL 06.03.2018 15:33 06.03.2018 15:33 Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se nesër fillon edicioni i 18-të i “Javëve të Frankofonisë 2018” që do të zhjasë deri më 31 mars. Ky aktivitet, tashmë tradicional, bashkorgnaizohet midis Ministrisë së jashtme dhe asaj të kulturës, ambasadave dhe përfaqësive diplomatike të Belgjikës, Kanadasë, Francës, Luksemburgut, Republikës Çeke dhe Zvicrës, anëtarëve të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe Aleancën Franceze të Prishtinës. Tri “Javët e Frankofonisë” shquhen nga një shumëllojshmëri ngjarjesh: koncerte, shfaqje filmash, aktivitete gastronomike, konferenca, aktivitete për të rinj. Artistë dhe personalitete franceze do të qëndrojnë në Kosovë, të tillë si pop këngëtarët Charles Baptiste dhe Jo Edgar, grup hip-hopJo2Plainpose shefi i kuzhinës Christophe Dovergne. Pritet të ketë edhe aktivitete universitare, një prezantim rreth studimeve në Francë dhe një simpozium mbi të ardhmen e gjuhës frënge në arsimin universitar. Do të propozohen edhe ngjarje për të rinj. Ndërkaq, për të festuar Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e grave më 8 Mars, do të organizohen disa aktivitete përfshirë një konferencë të organizuar nga OSBE-ja dhe Ambasada e Francës për çështjen e qasjes së grave në pronë në Kosovë si dhe recitime teatrale në nder të grave pioniere, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë