19:08, 13 Shkurt 2018

Pas anulimit të vizitës së tij të paraparë për javën e kaluar, Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq realizon nesër vizitën e tij në Kosovë.

Markoviq mësohet se në Kosovë qëndron për dy ditë, të mërkurën e të enjten e kësaj jave, njofton Klan Kosova.

Arritja e Delegacionit malazez në Aeroporin Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari” bëhet në orën 16.00 ndërsa do të realizohet dhe pritje protokollare nga Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha si dhe dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.


Për më shumë ja agjenda e plotë që do të shënojë ardhjen në vizitë të Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq:

  • E mërkurë 14.02.2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

  • E enjte, 15.02. 2018

 09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.(Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)

 

 

Interesante