Nëse nuk e preferoni fitnesin atëherë bëni këto ushtrime NULL NULL 18.06.2018 12:16 18.06.2018 12:16 Me stinën e bukur të verës, jo gjithnjë ekziston dëshira për t’u mbyllur në palestër. Nga ana tjetër duhet të jemi në formë për kostumin e banjos, ndaj kemi disa këshilla për ju se si të kryeni lëvizje për të mbajtur trupin në formë, pa qenë nevoja të mbylleni në një palestër. Duhet fare pak: një gjysëm ore ushtrimesh fizike në park në fund të ditës, duke shfrytëzuar orët më të freskëta dhe dritën e ofruar nga netët e para të verës, mbase në shoqëri të mikeshave, të cilave mund t’i dedikoheni për t’u rikthyer në formë. Shkallët dhe Hapat: Janë zgjidhja më e mirë për të humbur peshë. Ekspertët thonë në çdo rast: Mënyra ideale e stërvitjes për të gjithë, është ecja të paktën 30 minuta në ditë. Përdorimi i shkallëve në vend që të merrni ashensorin është një ide shumë e mirë për të djegur kalori, për të tonifikuar këmbët dhe të ndihmon në tonifikimin e vitheve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day