Nëse i keni këto simptoma duhet të shkoni menjëherë te doktori NULL NULL 11.01.2018 21:19 11.01.2018 21:19 Ndryshimet që përjetojmë në trupin tonë mund të na tregojë se diçka nuk shkon. Prandaj, zbulimi i simptomave mund të na tregojë se po vuajmë nga një mungesë e vitaminave. Pra shikoni më poshtë se cilat janë simptomat të cilat tregojnë mungesën e vitaminave: Cepat e plasaritura të gojës Nëse përjetoni ndarje të kuqe ose çarje në cepin e gojës, ato mund të tregojnë: – Mungesën e vitinaminës B -Vitaminës B3, B2, B12, dhe mungesa e zinkut -Probleme me stomakun -Anemia, e shkaktuar nga mungesa e hekurit -Diabet -Sistem imunitar i dobët -Higjienë e dobët orale Fatmirësisht, ky shqetësim mund të rregullohet lehtësisht duke rritur konsumin e quinoas, tofus, lakër (kale), brokoli, kajsi të thata, kikirikë, asparagus, fara dhe fasule. Lëkura e Kuqe / Rënia e flokëve Nëse keni ndonjë nga këto dy probleme, është e qartë se ju keni një mungesë të biotinës. Ka shumë arsye pse shfaqet lëkura e kuqe, duke përfshirë këtu temperaturat e ftohta, psoriasis, eritematos, dermatitis në fytyrë, lupus të lëkurës, dermatiti seborrheik, rosacea dhe pezmatim i lëkurës atopike. Nga ana tjetër, humbja e tepërt e flokëve është rezultat i ndonjë gjendjeje shëndetësore, të tilla si problemet e gjëndrës tiroide, pilula kontraceptive, diabeti, gjenetika dhe disamedikamente. Fatmirësisht, ju mund ta largoni këtë problem duke konsumuar qumësht dhie, kikirikë, domate, arra, karrota, kos, bajame, kërpudha, qumësht, banane, avokado, qepë dhe farat e susamit. Pika të kuqe ose të bardha që shfaqen si puçrra fytyre Nëse keni pika të kuqe ose të bardha që duken si puçrra në faqe, vithe dhe krah, mund të tregojë se ekziston një çekuilibër hormonal, mungesë e vitaminës A dhe D dhe mungesa e acideve yndyrore vitale. Prandaj, ju mund ta rregulloni këtë problem lehtësisht duke rritur marrjen e yndyrave të shëndosha, arra, fara , perime me gjethe jeshile, speca, karrota dhe artikuj qumështi. Mpirje te këmbët, duart, dhe pjesët e tjera të trupit / Ndjesi djegieje Mpirja ose një ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë zakonisht nënkupton një mungesë të vitaminës B9, B6 dhe B12. Për më tepër, kjo mund të shkaktohet nga lodhja, anemia dhe depresioni. Për të trajtuar këtë problem, duhet të konsumoni panxhar, fasule, artikuj qumështi, asparagus dhe spinaq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 3 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 4 orë më parë