11:01, 14 Mars 2018

Të fjeturit për më shumë se nëntë orë gjatë natës, mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundjen e Alzheimerit thotë një studim i ri.

Shkencëtarët besojnë se paaftësia për të dalë nga shtrati, mund të jetë një simptomë që paralajmëron ndryshime në tru, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo, nëse i shkurtoni orët e gjumit prapë se prapë nuk ka gjasë që ta zvogëloni rrezikun nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët në Britani të Madhe, kanë zbuluar se njerëzit të cilët në mënyrë konstante flenë për më shumë se nëntë orë në ditë janë dy herë më të pirur që të kishin Alzheimer se sa personat që flenë më pak.

klankosova.tv